Agjencia e Menaxhimit Emergjent fillon punëtorinë tre ditore 29-31 Tetor me projektin TAIEX NG 112
Agjencia e Menaxhimit Emergjent fillon punëtorinë tre ditore 29-31 Tetor me projektin TAIEX NG 112

Agjencia e Menaxhimit Emergjent fillon punëtorinë tre ditore 29-31 Tetor me projektin TAIEX NG 112

Krijuar në datën 10/29/2025

Prishtinë, 29.10.2025

Në procesin e mbështetjes nga Komisioni Evropian, aktiviteti i rëndësisë së veçante ka për synim këmbimin e eksperiencave në procesin e anëtarësimit të Agjencisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Evropiane.

Ngjarja për tri ditë do të ofron mundësinë e diskutimeve nga institucionet relevante në Republikën e Kosovës, si: Qendrat Operative Emergjente të Agjencisë, Policisë së Kosovës, Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Njësive Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit dhe Shërbimin Emergjent Mjekësore.

Punëtorinë e ndjekin nga afër përfaqësues të zyrës së Delegacionit Evropian në Prishtine, projekti HAPE, ndërsa eksperti i nominuar nga Shteti i Lituanisë, zv. Drejtor në Qendrën Kryesor 112 në Lituani në cilësinë e ekspertit kryesor.

Prezent nga gjitha Qendrat Operative Emergjente (QOE112), Policisë së Kosovës dhe ASHI kanë rastin të këmbejnë përvojat me ekspertin Lituanez dhe ekspertin nga Projekti HAPE, të cilët ndihmojnë orientimin për zhvillimin e ardhshëm të komunikimit Emergjent bazuar në numrin unik emergjent 112.